Lajme

Miftaraj: Nuk dua ta besoj që rasti në Deçan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

11/26/2021 22:14
nga:Mergim Rreci

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas tragjedisë në Deçan, ku të vdekur mbetën tre persona dhe u plagos një tjetër.

Ai ka shkruar se është i habitur se si rasti i të vrarëve në Gllogjan nuk po hetohet ende nga Prokuroria Speciale.

“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves. Nese prokuroret e PSRK nuk dalin sonte ne vend te ngjarjes, nuk e marrin lenden ne kompetence, dhe nuk shkojne ne vend te ngjarjes jo nje prokuror po se paku tre e me shume nga PSRK, perfshire vet Kryeprokurori i kesaj prokurorie, atehere nuk di pse kemi PSRK, dhe pse keta prokurore paguhen 3000 Euro e me shume ne muaj”, ka shkruar Miftaraj.