Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj tragjedisë që ndodhi sonte në Gllogjan.
Konjufca përmes një postimi në rrjetet sociale ka nxitur organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimit të rëndë, raporton GazetaBlic.
POSTIMI I PLOTË:
Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.
Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë.
Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.
I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata.
/GazetaBlic/


