Lajme

Zv. Kryeministri i parë maqedonas reagon për tragjedinë në Deçan

11/26/2021 21:29
nga:Mergim Rreci

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi ka reaguar për rastin e gjuajtës me armë që ndodhi pak më parë në Deçan.

Ai këtë lajm e ka cilësuar si shumë shqetësues dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Plagë pas plage, edhe një lajm shumë shqetësues, këtë radhë nga Deçani i Kosovës. Zot, fal mirësi dhe paqe në zemrat e njerëzve! Ngushëllime familjeve të viktimave, dhimbje për të gjithë ne, shërim për të lënduarit”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.