Lajme

Ngjarje e rëndë: Sulmohet me kallashnikov autobusi në Deçan, vritet një person!

11/26/2021 20:00
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Mësohet se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.

Lidhur me këtë nga Policia kanë konfirmuar rastin për Paparacin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.