Sporti

Xavi e do Cavanin pasi nuk mund të llogarisë në Agueron

11/26/2021 15:29
nga:E K

Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për një kohë, nëse veçse nuk i varë atletet për shkak të probleme me zemër.

Kështu, sipas “Fichajes”, Xavi Hernandez iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës një tjetër sulmues veteran.

I përzgjedhuri është Edinson Cavani i Manchester United dhe raportohet se kanë nisur tashmë bisedimet.

Sipas Fichajes, Barcelona do të tentojë ta transferojë sulmuesin në afatin kalimtar të janarit, pasi s’po gjen hapësira te ‘Djajtë e Kuq’, ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon.

Xavi do t’i ofrojë fillimisht gjashtë muaj kontratë me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në vitin 2023.