Lajme

Kurti qesh me zë pas deklaratës së Ramës: Mos pritni që unë e Albini t’i mbyllim debatet ndonjëherë…

11/26/2021 12:35
nga:M K

Kryeministrat shqiptarë janë paraqitur në konferencën e përbashkët për medie pas mbledhjes së sotme e cila përfundoi pak çaste para orës 12:00.

Në njërën prej pyetjeve nga gazetarët, kryeministri Rama tha se mos të presim që ai e Kurti t’i mbyllin ndonjëherë debatet, sepse ata janë njerëz të ndryshëm, që mund të keni mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, përcjell GazetaBlic.

Kryeministri Kurti: Bashkimi Evropian është fati ynë

“Për ta thënë figurativisht, jemi si ajo shqiponja me dy koka, që ka pamje vizuele prej 360 shkallësh. Njëra kokë mund të shikojë në njërën anë, tjetra në anën tjetër, por trupi qëndron drejtë. Unë e Albini mund të kemi mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por mos prisni që ndonjëherë t’i mbyllim debatet”, tha mes tjerash Rama, deklaratë kjo që pasoi me një qeshje me zë të kryeministrit Kurti.

/GazetaBlic/