Edin Dzeko ka marrë nënshtetësinë kroate.
Kapiteni i Bosnjë-Hercegovinës ka paraqitur më parë një kërkesë dhe duket se ka plotësuar kushtet e përcaktuara nga ligji kroat, raporton Klix.ba, përcjell GazetaBlic Sport.
Shtohet se Dzeko me siguri ka kërkuar pasaportë kroate për shkak të lehtësive të biznesit sepse ka investime të caktuara në një restorant në Dubrovnik në Kroaci.
Dzeko po kalon një periudhë të mirë te Inter që nga transferimi i tij nga Roma këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


