Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media pas arritjes së marrëveshjes mes dy qeverive shqiptare.
Rama në një konferencë për media përmendi disa nga marrëveshjet që janë arritur.
“Kemi firmosur një sërë marrëveshje shumë konkrete, dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në nivel të ri bashkëpunimin doganor.
Tani më në fund është dakorduar krijimi i një regjimi të ri doganor, në kufi të mos krijohen radhë të dyfishta, ministritë kanë rënë dakord për një sistem alternativ të monitorimit me kamera, pa kontroll fizike”, tha ai.
Mbledhja e qeverive shqiptare ishte e shtata më radhë, ajo u mbajt në qytetin e Elbasanit.