Sporti

Chelsea përgatit ofertë për yllin e Juventusit

11/26/2021 09:25
nga:E K

Sulmuesi i Juventusit, Frederico Chiesa ka tërhequr vëmendjen e Chelsea.

Klubi i Torinos e di se ka një diamant në duar dhe verën e ardhshme, sipas Calciomercato, do të duhet të luftojë për të vazhduar ta mbajë atë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë afatit të fundit kalimtar, Chelsea ishte i gatshëm të ofronte 100 milionë euro për heroin e Italisë në Euro-2020, por Juventus refuzoi ta lironte lojtarin.

Sipas ‘Calcio Mercato’, “The Blues” janë duke përgatit sërish një ofertë prej rreth 100 milionë euro për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

/GazetaBlic Sport/