Xavi po udhëheq një revolucion autentik në metodologjinë e punës së Barcelonës.
Për trajnerin e Blaugrana-ve merret parasysh çdo detaj dhe shqetësimi më i fundit i Xavi është mbajtja e topit, shkruan GazetaBlic Sport.
Me një ide loje që përfshin aplikimin e intensitetit më të madh dhe një bllokimi më të lartë të ekipit në fushë, strategjia e Xavi është të ketë topin dhe të dominojë kundërshtarët. Kështu, sipas gazetës Sport, Xavi ka dhënë urdhër që sa herë që topi të largohet nga fusha e lojës, t’i kapin sa më shpejt topat për t’i kthyer, në mënyrë që skuadra të mos humbasë ritmin e lojës.
Nevoja për rivënie të shpejta do t’u jetë dhënë tashmë të gjithë përgjegjësve, të cilët do të jenë vendimtarë në procesin e mbajtjes së skuadrës në nivele intensive, pa thyer presionin sulmues që duhet të bëjnë lojtarët.
/GazetaBlic Sport/


