Showtime

Largohet Fifi nga Big Brother VIP

11/25/2021 15:06
nga:Genita C

Fifi ka marrë vendim që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo theksoi se ka vendosur të marrë një  vendim i tillë, për tu marrë më shumë me veten.

“Kjo eksperiencë nuk po më bon mirë”, tha Fifi.

E gjithë kjo duket se erdhi pas spektaklit të së martës, gjersa në një debat të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku, i kishte rënë të fikët.

Po ashtu, ajo ka qenë në nominim për ditën e nesërme, por që sot u largua.