Përfaqësuesi i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme, i cili ka urdhëruar rivotim në Dragash, për votuesit e regjistruar të mërgatës.
Ai ka theksuar për Gazeta Blic se vendimi i Gjykatës Supreme e ka korigjuar vendimin siç është shprehur ai “të ngutshëm të PZAP-së”.
“Personalisht mendoj që procesi i votimit përmes postës ka qenë në rregull, si i tillë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregullat e KQZ-së. Njëjtë është zhvilluar ky proces edhe në raundin e parë, por në raundin e dytë vërejtjet kanë filluar vetëm pasi është kuptuar rezultati i cili ishte thellë në favor të kandidatit të LDK-së”, tha ai.
Sipas Dushit, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme do t’u mundësohet qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët jetojnë në mërgim që edhe njëherë të shprehin vullnetin e tyre në një proces që do të organizohet nga KQZ-ja
“Sido që të jetë, edhe pse vendimi i PZAP-it ishte i ngutshëm dhe nuk kishte përfshirë verifikimet e zakonshme, Gjykata Supreme ka korrigjuar këtë vendim dhe besoj që me këtë do t’iu mundësohet qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët jetojnë në mërgim që edhe njëherë të shprehin vullnetin e tyre në një proces që do të organizohet nga KQZ-ja”, tha ai për Gazeta Blic.
Gjykata Supreme vendosi rivotim të pjesshëm në Dragash: Vjen reagimi nga PDK
Ekskluzive: Vendos Gjykata Supreme, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin