Ibrahimovic pësoi një lëndim në fitoren e Milanit ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi 40 vjeçar hyri në lojë në minutën e 66’të si zëvendësues i Olivier Giroud dhe në fund të takimit pati një problem të vogël, shkruan GazetaBlic Sport.
“Tuttosport” raporton se Ibrahimovic i ka siguruar ekipin e Milanit që është mirë dhe se mund të luajë për ndeshjen e rradhës.
Pioli pritet t’a ketë suedezin në dispozicion për ndeshjen ndaj Sassuolos në fundjavë.
/GazetaBlic Sport/


