Lajme

Lumir Abdixhiku takohet me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politikë

11/25/2021 12:48
nga:Q R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata kanë diskutuar për vizionin e përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon.

“Perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”,ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Blic.

Konjufca i drejtohet një deputeti si ministër: O m’falni pashë Zotin