Sierd De Vos, komentatori i njohur i televizionit holandez, para fillimit të ndeshjes Besiktas – Ajax (1:2) në Champions League, ofendoi në mënyrë të jashtëzakonshme Domagoj Vida.
Vida është kapiteni i Besiktas-it, ndaj kamera e ka zmadhuar në qendër kur shkëmbejnë flamuj me kolegun e tij Tadic në anën e kundërt teksa përshëndesin gjyqtarët, përcjell GazetaBlic Sport.
Më pas De Vos, para ndeshjes që u luajt në orën 18:45, tha:
“Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë”, komentoi holandezi.
Hahaha, lekker Sierd #knipoogkroaat #besaja pic.twitter.com/J1b0FluYYd
— M (@MatthijsTweet) November 24, 2021
"Besiktas heeft ontheffing moeten betalen om Vida op te stellen. Vida is zo lelijk dat hij normaal niet op tv mag komen 's avonds omdat er kinderen kunnen kijken."
– Sierd de Vos, woensdag 24 november 2021. #besaja
— Eric Mertens (@EricMMedia) November 24, 2021
/GazetaBlic Sport/


