Milan mposhti dje Atletico Madridin në ‘Wanda Metropolitano’ me rezultat 1-0.
Skuadra e Piolit fitoi në shtëpi me golin e Messias, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pas ndeshjes u deklarua se skuadra e tij tregoi maturi dhe kualitet në lojën e tyre për të mposhtur një ekip si Atletico Madrid.
“Është e drejtë të festoj me lojtarët e mi, sepse ata bënë një paraqitje të mrekullueshme”, tha fillimisht Pioli për Amazon Prime Video Italia.
“Ata luajtën me cilësi dhe kurajo, ata gjithmonë besuan në vetvete dhe është pikërisht tani që unë festoj me ta.
“Kjo është rruga e duhur dhe sonte pamë një shfaqje të rëndësishme të pjekurisë së këtij ekipi.
“Ishte debutimi i Champions League për 30-vjeçarin Messias, i cili deri pak vite më parë ishte ende në ligat amatore dhe jepte lavatriçe për të përballuar jetesën.
“Historia e tij është e mrekullueshme, por unë mendoj se ky është vetëm fillimi për të, sepse ai ka cilësi të vërtetë. Ai kishte disa vështirësi kur erdhi për herë të parë, por tani do ta ndihmojë vërtet ekipin”, deklaroi Pioli.
/GazetaBlic Sport/


