Mauricio Pochettino, trajneri argjentinas i Paris Saint-Germain, analizoi humbjen e pësuar në Emirates, në të cilën, pasi kishte parë ekipin e tij të avanconte, i lejoi Manchester Cityt të rikthehej dhe të fitonte 2-1.
“Jam i zhgenjyer. Por City luajti mirë dhe na detyroi të luajmë më prapa. Ata ishin agresivë. Pas rezultatit 0-0 në pjesën e parë, ne e nisëm mirë pjesën e dytë dhe shënuam. Ishim të qetë, po e kontrollonim lojën shumë mirë, por më pas City ndryshoi dhe pësuam dy gola. Manchester Cityt duhet t’i jepet merita, pasi ka një ekip shumë të mirë”, tha Pochettino.
Ndërsa për humbjen e mundësisë për të përfunduar grupin në vendin e parë, Pochettino nënvlerësoi: “E rëndësishme është kualifikimi. Ne mposhtëm Cityn në Francë, humbëm këtu. Dallimi i vetëm ishte barazimi me Leipzig, kështu që ne përfunduam të dytët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


