Sporti

A do të luajë Benzema për Francën pas dënimit? Ja përgjigja e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit

11/24/2021 16:58
nga:Mergim Rreci

Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), riafirmoi këtë të mërkurë se Karim Benzema mbetet i kualifikuar për ekipin kombëtar, pavarësisht dënimit me një vit burg dhe një gjobë prej 75,000 eurosh për rastin e shantazhit në Valbuena.

“Ai nuk ka luajtur për Francën për disa vite, kështu që ajo që ndodhi sot nuk ndryshon asgjë. Është i përzgjedhshëm edhe nëse nuk apelon dënimin. Mund të bëjmë një gabim, të dënohemi me kusht dhe të kthehemi në punë”, shtoi ai duke u arsyetuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi të kënaqur me lojtarin. Ai është efikas, sillet shumë mirë. Nuk kishte kuptim që federata ta ndëshkonte më rëndë se drejtësia. Nëse Deschamps dëshiron ta thërrasë, Federata nuk do ta kundërshtojë. Nuk ka asnjë pengesë që ai të vazhdojë të luajë për kombëtaren franceze”.

/GazetaBlic Sport/