Showtime

Reagimi epik i Ledrit kur Sara bën ndonjë ndryshim në pamje

11/24/2021 16:28
nga:Genita C

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një ndryshim që ka bërë në pamjen e saj.

Pas një kohe të gjatë, Sara ka vendosur të ndryshoj ngjyrën e flokëve dhe të gjithë ishin shumë kureshtar për dukjen e saj të re, shkruan GazetaBlic.

Duke ndarë disa foto të tilla, dikush nga ndjekësit i kërkoi Sarës të bënte një video për të parë reagimin e Ledrit kur të shohë ndryshimin.

‘’Po çtë shihni se? Asnjë reagim! As nuk e kupton që kam bërë diçka edhe pse e di që jam te ‘’floktari’’ për 5 orë të plota. Duhet ta pyes unë a e sheh ndonjë ndryshim, të më shikojë mirë e mirë derisa të kujtohet që kam qenë tek floktari dhe pastaj të më pyesi (totalisht i pasigurt akoma) ‘’Ke ky flokët?’’, u përgjigj Sara./GazetaBlic/