Sporti

Manchester City – PSG, Messi kundër Guardiolas, ja statistikat e tyre që kur u ndanë në vitin 2012

11/24/2021 16:09
nga:Mergim Rreci

Ishte me Rijkaard koha kur Messi bëri debutimin e tij për Barcelonën në 2004, por ishte me dorën e Pep Guardiola që Messi u bë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Një krijim për të cilin trajneri i Manchester Cityt duket se nuk ka antidot dhe me të cilin do të përballet sonte në pritjen e PSG-së.

“Ka lojtarë që i dini nëse shkojnë djathtas apo majtas. Kur Messi ka topin, është pasiguri. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë”, tha Guardiola, përcjell GazetaBlic Sport.

Që kur u ndanë në vitin 2012, Messi dhe Guardiola janë takuar pesë herë dhe rekordi është i favorshëm për argjentinasin që fitoi tre takime dhe shënoi shtatë gola.

/GazetaBlic Sport/