Lajme

Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky pritet të jetë rendi i ditës

11/24/2021 15:26
nga:Y I

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë plenare, përcjell Gazeta Blic.

Seanca pritet të nisë nga ora 10:00.

Ky pritet të jetë rendi i ditës.

1. Miratimi i rendit të ditës,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

9. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,

10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

11. Zgjedha e anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.