Showtime

Fifi pendohet për sjelljet e saj ndaj Sarës

11/24/2021 13:09
nga:Genita C

Para disa ditësh blogerja dhe PM shkëmbyen puthjen e parë, çifti kishin deklaruar se kanë pëlqim për njëri tjetrin.

Pas puthjeve të tyre, reagoi Fifi e cila i tha Sarës se ajo po luan me dj kosovarë, Sara u prek nga këto fjalë dhe filloi të qajë, gjatë asaj dite pati shumë debate e diskutime rreth asaj që ndodhi mes Sarës dhe PM.

Në mbrëmjen e djeshme Sara dhe PM deklaruan se nuk janë çift.Gjithashtu këngëtarës nga Kosova i ra të fikët gjatë transmetimit Live, e cila nuk mund ti përballoj kritikave të opinionistës,/GazetaBlic/

Sot gjatë një debati mes Fifit dhe PM duket se këngëtarja ka reflektuar dhe është penduar, ajo tregoi se një debat me Meridianin e bëri atë të ndryshoj mendim, i cili i kishte thënë se “çdo kush dashuron ndryshe”.