Lajme

Flet dëshmitari që i pari arriti te autobusi i aksidentuar në Bullgari

11/24/2021 11:39
nga:Gazeta Blic

Ilija Nikollov nga Bullgaria, njëri prej personave dëshmitarë dhe i cili i pari është lajmëruar në 112 për të paraqitur katastrofën, për Televizionin Nacional Bullgar ka zbuluar detaje të reja për incidentin ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë, informon Zhurnal.

“Dëgjova një shpërthim por nuk munda ta kuptoj çfarë ishte. U lëshuam me kolegun drejt vendit dhe e pamë se diçka po digjet. Së pari digjeshte më pak por më pas zjarri u përforcua. U afruam të ndihmojmë por nuk kishte se si. Shumë kishte flakë, nuk mundeshim të afrohemi”, tha Ilija për BNT.

Sipas tij, kishte disa njerëz që kishin dalë nga ana e majtë e autobusit.

“Më flisnin në gjuhë të panjohur, nuk kuptoja prej nga vijnë. Thirrëm në 112 dhe mora reflektues për të sinjalizuar veturat që vinin. Shumë shoferë ndaluan veturat dhe vrapuan për të ndihmuar. Policia erdhi 17-18 minuta më vonë dhe pastaj ne ikëm drejt bazës. Vinte era gomë e djegur, nuk kam ndjerë aromë të naftës. Nuk e di nëse gardhi mbrojtës e ka penguar derën të hapet, ishte shumë errësirë dhe nuk mund të vërehej çfarë po ndodhte.”, tha Ilija Nikollov.

 

Mediat në Maqedoni: 30 mijë fishekzjarre dhe një ton naftë u përndezën në autobusin e Besa Trans?