Sporti

Trazira në Lisbonë para ndeshjes së Championsit, policia arreston 7 tifozë të Dortmundit

11/24/2021 11:44
nga:Lorik J

Policia e Sigurisë Publike arrestoi shtatë tifozë të Dortmundit, të cilët, të martën mbrëma, shkaktuan kaos në rrugët e Bairro Alto, në Lisbonë.

Gjermanët hodhën disa fishekzjarre dhe dolën në konfrontim të drejtpërdrejtë me tifozët e Sportingut, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave portugeze, dy policë dhe tre tifozë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për mjekim.

Kujtojmë se klubi i Dortmundit ndodhet në Lisbonë për t’u përballur me Sportingun, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit C të Ligës së Kampionëve, që luhet sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport