Valon Shehu është banori më i ri që iu bashkua shtëpisë së BBV gjatë mbrëmjes së djeshme. Para hyrjes së tij ai deklaroi se në shtëpi mungon vendosmëria dhe burrëria dhe shprehu hapur pëlqimin për Beniadën.
Ai nuk ka humbur aspak kohë dhe menjëherë ka filluar me flirtimet e para me modelen, teksa banorët ishin mbledhur të gjithë bashkë. Ndërkohë që Beniada i ka folur italisht, Valoni ka thënë se nuk e flet atë gjuhë dhe do të kishte dëshirë që ajo ta mësonte.
Pjesa nga biseda:
Valoni: Duhet me mësuar italisht, a do më mësosh, 1 orë në ditë italisht
Iliri: Vërtet nuk e di?
Valoni: Jo s’e di
Semi: Valon këndoje një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada.


