Sporti

Manchester City – PSG, formacionet e mundshme

11/24/2021 09:56
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt sonte do të takohet me PSG’në në Ligën e Kampionëve.

Manchester City e mirëpret PSG’në në “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City ndodhet në vendin e parë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse PSG ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak.

Para ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet e mundshme të takimit.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Foden

PSG (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Gueye, Paredes, Verratti; Messi, Mbappe, Neymar.

/GazetaBlic Sport