Sporti

Carrick tregohet i madh: Fitorja ndaj Villarrealit i dedikohet Ole Gunnar Solskjaerit

11/24/2021 09:32
nga:Lorik J

Michael Carrick, i emëruar si trajner i përkohshëm i Manchester United, ia dedikoi fitoren e Djajve të Kuq ndaj Villarrealit (2-0) në Champions League të martën, Ole Gunnar Solskjaerit, të shkarkuar nga posti fundjavën e kaluar.

Manchester United mori biletën për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pas fitores së djeshme në Spanjë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është për Ole”, tha fillimisht Carrick.

“Nuk ishte një ditë e lehtë për të gjithë në klub. Unë e vlerësoj shumë këtë fitore, por ky rezultat më bën të them ‘kjo është për Ole’, nuk mund ta mendoj ndryshe. Nuk është një rezultat i rëndësishëm për mua, është për klubin dhe lojtarët. Sonte nuk është aspak për mua”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport