Lajme

Ishte i parkuar në rrugë, automjeti përfshihet nga flakët

11/24/2021 09:22
nga:Q R

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan, teksa ishte i parkuar.

Policia në Shqipëri, bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

Siç shkruan Lapsi, në automjetin, i cili është në pronësi të shtetasit me iniciale E.T, ka rënë zjarr kur ai ishte parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Detaje të reja për aksidentin tragjik, zbulohet koha për të cilën autobusi kaloi nëpër Bullgari