Fit&Sexy

Arsyet pse gjumi i rehatshëm është shumë i rëndësishëm

11/23/2021 23:15
nga:G C

Gjumi i mirë i natës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tuaj, në fakt është po aq i rëndësishëm sa ushqimi dhe të ushtruarit.

Njerëzit tani po flenë më pak se në të kaluarë dhe cilësia e gjumit është ulur.

Ka disa arsye pse gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm.

Gjumi i dobët lidhet me peshën e trupit si dhe vlen të theksohet se ata që flenë mirë priren të hanë më pak kalori.

Ata që flenë keq kanë rrezik më të madh për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit mund të kenë një ndikim të madh në shumë faktorë rreziku shëndetësor.

Gjumi mund të ketë një efekt të madh në inflamacionin në trupin tuaj.Në fakt, humbja e gjumit aktivizon shënuesit e padëshiruar të inflamacionit dhe dëmtimit të qelizave.

Mngesa e gjumit ndikon gjithashtu edhe në emocionet dhe ndërveprimet sociale, duke zvogëluar aftësinë tuaj për të bashkëvepruar në shoqëri.