Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një kohe të gjatë së bashku. Ndarja erdhi pasi Malik kishte sulmuar nënën e modeles.
Skandali u përhap në media kohëve të fundit ndërsa u tha se shkak i zënkave ishte postimi i vajzës së çiftit nga gjyshja Yolanda në rrjetet sociale.

Tani Gigi Hadid bëri daljen e parë që nga ndarja me Zayn Malik pas një sherri të tij me nënën e saj në fillim të këtij viti, ku na zbuloi “look”-un e saj me flokët e reja bionde.
Supermodelja 26-vjeçare u shfaq me një kostum të kuq ,ndërsa po shkonte në shtëpi në apartamentin e saj në New York me motrën e vogël Bella.



