Showtime

Kjo është surpriza emocionuese sonte për Donaldin?

11/23/2021 21:05
nga:Genita C

Pak para nisjes së spektaklit të Big Brother Albania VIP, Arbana Osmani ka publikuar një video me Romeo Veshajn.

Në videon e publikuar, Arbana i tregon Romeo që shumë njerëz e pyesin se përse nuk futet ky i fundit që banorët ta ngatërrojnë me Donaldin.

Romeo ka thënë se si pyetje qëndron, por që përgjigjjen e kësaj nuk e di.

Dyshja nuk kanë treguar nëse do jetë Romeo surprizë për Donaldin, duke qenë se është i vetmi që nuk ka takuar ndonjë familjarë.