Sporti

Shtyhet derbi Gjilani – Drita dhe të gjitha ndeshjet e nesërme

11/23/2021 20:20
nga:Mergim Rreci

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës si dhe të gjitha ndeshjet e tjera të planifikuara për nesër janë shtyrë.

Kjo për arsyeje se vendi ka shpallur një ditë zie, në nderim të viktimave shqiptare në Bullgari, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica ka njoftuar edhe zyrtarisht për këtë gjë, kurse burime të GazetaBlic Sport pranë skuadrës së Gjilanit, kanë konfirmuar poashtu shtyrjen e derbit ndaj Dritës.