Lajme

Gazetarja bullgare: Për identifikimin e viktimave do të bëhet analiza e ADN-së

11/23/2021 19:07
nga:Y I

Gazetarja Ginka Shiqerova nga Bullgaria në bisedë për TV Klan thekson se përveç hetimit që bëhet për arsyet e fatkeqësisë së autobusit nga Maqedonia e Veriut, pritet edhe njoftim për gjendjen e rrugëve në rrethinën e Petriçit.

Sipas rezultatetve të analizës së AND-së do të bëhet identifikimi i viktimave.

Kjo është tragjedia e dytë vetëm brenda disa orëve në vend, pasi mbrëmë në zjarr në një shtëpi pleqsh, humbën jetën nëntë persona.

Mediat në Bullgarinë fqinje nuk disponojnë me më shumë detaje mbi rrethanat në të cilat ndodhi fatkeqësia e autobusit nga Maqedonia e Veriut, një nga katër autobusët e Besa Trans që janë kthyer nga Turqia në Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Ginka Shiqerova për TV Klan thekson se nuk ka informacione të sakta sa do të zgjasë procesi i identifikimit të viktimave.