Sporti

Parlamenti Evropian voton kundër Superligës së Evropës

11/23/2021 18:39
nga:Mergim Rreci

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona mbeten të përkushtuara ndaj Superligës Evropiane, por Parlamenti Evropian sot mbështeti UEFA-n duke miratuar një rezolutë për të parandaluar përparimin e projektit.

Fillimisht u njoftua në prill dhe u shpërbë brenda 48 orëve, të gjitha, përveç tre klubeve, u tërhoqën nga angazhimi i tyre dhe nënshkruan dokumentet duke premtuar se nuk do të largoheshin nga UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.

Sot, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë gjithëpërfshirëse mbi politikën sportive të BE-së dhe “bëri thirrje për veprim për të mbrojtur sportin evropian nga kërcënimi i garave të shkëputura si tentativa e Superligës Evropiane”.

Ajo u miratua nga shumica e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe UEFA lëshoi ​​​​deklaratën e saj duke përshëndetur rezolutën si “një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e modelit evropian të sportit të bazuar në vlera, solidaritet dhe merita sportive”.

/GazetaBlic Sport/