Me datën 11 nëntor vëllai i madh i dha mundësinë Kledit që të zgjedhë një nga vajzat për të shijuar një darkë “romantike”.
Kledi zgjedhi Beatrixën duke u shprehur se nuk e njeh dhe kjo është një mundësi që të mësojë më shumë rreth saj, shkruan GazetaBlic.
Edhe pse kjo darkë u komentua gjerë e gjatë, vëmendja kryesore ishte tek nominimet e asaj jave ku edhe Kledi ishte në mesin e shumë të nominuarve për shkak të disa rregullave të thyera.
Në mbrëmjen ‘prime’ të 19 nëntorit emri i fundit që prisnin banorët të eleminohej Big Brother VIP, ishte Kledi. Kledi, i cili pak javë më parë ishte banori më i preferuar brenda shtëpisë, u largua pas 50 ditësh qëndrimi.
Si për ironi të fatit, gjatë atij spektakli Big Brother kishte përgatitur një surprizë për të, duke i sjellë motrën brenda shtëpisë.
Kjo do të thotë që gjatë gjithë asaj jave, Kledi ishte i rrethuar me surpriza.
Darka romantike për të nominuarit nuk mbaruan.
Para dy ditësh Einxhel dhe Dj Dagz darkuan së bashku dhe kjo darkë u shoqërua me disa ‘kunja’.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin fjalët e DJ-t nga Kosova i cili shprehet duke thënë “i vetmi njeri në ketë shpi që mi prish nervat je ti”, më pas ai kthehet duke thënë “ti je një gold i vërtetë, unë krejt fajet i kam, ti s’ke faj”.
Kjo mjaftoi që në medie të aludohet se pas kësaj darke dhe afirmiteti po ‘fshihet’ diçka tjetër, a është një skenar që Einxhel të mbetet në shtëpinë e “Big Brother” apo kjo darkë romantike do të thotë se Einxhel sonte nuk do të shpëtohet nga publiku por do të shkoj në nominim për të premten?
Se çfarë do të ndodh, neve na mbetet të presim./GazetaBlic/


