FIGC njofton se legjenda e Romës, Daniele De Rossi është emëruar si trajner teknik për ekipet e të rinjve të Italisë.
De Rossi ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në Euro 2020, një rol të cilin ai e la për të ndjekur kursin për të marrë licencën e trajnerit UEFA A në Coverciano, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish-mesfushori mori notat më të larta, së bashku me Alessandro Del Piero, dhe tani është rikthyer në Coverciano me një rol të ri.



