Pas Antonelës e Meridianit, një tjetër personazh do t’i bashkohet spektaklin e nesërm shtëpisë së “Big Brother VIP”!
Pas Antonelës dhe Meridianit, shumë emra janë përfolur që sonte do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.
Në medie është aluduar se modeli kosovar Vigan Shehu do të bëhet pjesë e “BBV”.
Edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende, pjesë e medive rozë është bërë edhe ish-fituesi i Big Brother, Vesel Kurtishaj.
Por veç tyre, duket se do të ketë edhe një hyrje tjetër! Kryefjala.com shkruan se aktorja Eva Alikaj, do të jetë banorja më e re e shtëpisë.
Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP” për asnjë nga emrat./GazetaBlic/


