Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina-Feronikeli dhe Dukagjini-Ulpiana janë dy takimet që zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 15’të të Superligës së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.
Çuditërisht, dy pjesët e para të dueleve kanë përfunduar pa gola, pra barazim.
Në kryeqytet, FC Prishtina kishte dominimin ndaj Feronikelit, por Smakiqi shpëtoi mysafirët, me dy pritjet e tij ndaj Karabecit dhe John.
Ndërkohë, në Klinë, ekipi i Dallkut kishte disa raste të mira me Cariocan dhe Merlakun, por nuk ia dolën të gjejnë golin.
/GazetaBlic Sport


