Lajme

Von der Leyen pas aksidentit : Në këto kohë të tmerrshme, Evropa shpreh solidaritetin me ju

11/23/2021 11:46
nga:M K

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të 46 viktimave të aksidentit të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.

Ajo tha se Evropa është në solidaritet në këto kohë të tmerrshme.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë.

Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju,” shkroi ajo në Twitter.