Paris Saint Germain nesër do të luajë ndeshjen e ardhshme në Champions Legaue.
PSG do të ballafaqohet me Manchester Cityn nesër nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Për këtë ballafaqim, PSG ka grumbulluar edhe mbrojtësin, Sergio Ramos, i cili më në fund është rikuperuar nga dëmtimi që kishte.
Ramos ende nuk ka debutuar me PSG’në dhe mundësia që ai të luajë nesër ndaj Manchester Cityt është e madhe.
Më poshtë gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga Pochettino për takimin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve:
Le groupe parisien pour #MCIPSG ! ???
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 23, 2021


