Lajme

“Jemi me ju në këto çaste të vështira”, Mehaj reagon pas aksidentit në Bullgari

11/23/2021 11:10
nga:Q R

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, përcjell Gazeta Blic.

Më tutje, Mehaj u ka uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve të këtij aksidenti.

“Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Familjari flet për media, kërkon informacione për të afërmin e tij që ishte në autobusin që u aksidentua në Bullgari