Showtime

Brit Awards 2022 me ndryshime në kategorinë e çmimeve

11/23/2021 09:32
nga:Genita C

Brit Awards kësaj here do të vijë me ndryshime të mëdha në edicionin e ri.

Kategoritë e veçanta të meshkujve dhe femrave janë hequr nga organizatorët e Brits dhe ato do të zëvendësohen me çmime neutrale gjinore në një përpjekje për t’i bërë çmimet e muzikës në vitin 2022 më gjithëpërfshirëse.

Në shkurtin e ardhshëm, do të ketë për artistin e vitit dhe artistin ndërkombëtar të vitit, në vend të artistit solo më të mirë mashkull dhe femër dhe artistit solo më të mirë ndërkombëtar mashkull dhe femër.

Akademia e Brits është përballur me presion për të hequr çmimet e saj gjinore.

Sam Smith, i cili fitoi çmimin e zgjedhur të kritikës në 2014 dhe identifikohet si jo-binar, ka bërë thirrje më parë për këtë veprim, duke thënë se ata presin me padurim një kohë kur shfaqjet e çmimeve do të ‘reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”.

Ceremonia e vitit të ardhshëm do të mbahet më 8 shkurt në 02 Arena në Londër ku do të shtohen edhe katër kategori të reja.