Showtime

Tradhëtia është e pafalshme, flet Bleona Qereti

11/23/2021 09:03
nga:Genita C

Në programin ‘Love Story’  filloi të flitet për tradhëtinë, kjo mjaftoi që Bleona të marrë fjalën duke hapur si fillim fjalorin për të treguar konkretisht kuptimin e fjalës tradhti.

Bleona Qerreti është një nga opinionistet e këtij reality-show,/GazetaBlic/

“Tradhtia është e pafalshme. Madje dhe nëse ndahesh nga dikush për këtë shkas, ai person duhet të ketë frikë e duhet të ndërrojë rrugë kur të ka ty përballë. Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar. Edhe dy vite pas, ti mund të shkosh t’i tregosh fytyrën e tij të vërtetë asaj që ai ka në krah”, u shpreh Bleona.

Bleona i qëndroi e vendosur deklaratës së saj, edhe pse pati kundërshtime nga disa protagonistë të programit.