Sporti

E papritur: Një grua pretendon se Diego Maradona e përdhunoi në moshën 16 vjeçare!

11/23/2021 08:29
nga:Lorik J

Një grua kubaneze ka pretenduar se Diego Maradona e përdhunoi kur ajo ishte vetëm 16 vjeçare.

Mavys Alvarez, e cila kishte një lidhje me futbollistin legjendar dy dekada më parë, ka dhënë një dëshmi rrëqethëse në gjykatën e Ministrisë së Drejtësisë së Argjentinës, përcjell GazetaBlic Sport.

Alvarez tha se herën e parë që u takua me Maradonën ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte rreth 40 vjeç, ndërsa po kalonte trajtimin e varësisë nga droga në kryeqytetin kuban, Havana, pas tërheqjes së tij nga futbolli.

Alvarez i tha gjykatës se Maradona dyshohet se e përdhunoi atë në klinikën e rehabilitimit ku po trajtohej, ndërsa nëna e saj ishte vetëm disa metra larg në dhomën ngjitur.

“Më mbuloi gojën, më përdhunoi, nuk dua të mendoj shumë për këtë”, tha Alvarez.

Pavarësisht se më parë e përshkruan lidhjen e tyre si konsensuale, Alvarez tani pohon se gjatë gjithë “katër dhe pesë viteve” që ata ishin së bashku, Maradona ishte fizikisht dhe seksualisht abuzues gjatë gjithë kohës.

Ajo gjithashtu vazhdoi të shpjegoi se e vetmja arsye që familja e saj i lejoi ata të qëndronin në një marrëdhënie intime ishte për shkak të miqësisë së Maradonës me ish-presidentin kuban, Fidel Castro.

“Familja ime nuk do ta kishte pranuar kurrë nëse qeveria kubane nuk do të ishte përfshirë”, shtoi Alvarez.

“Ata u detyruan në një mënyrë tjetër të pranonin një marrëdhënie që nuk ishte e mirë për ta, apo për askënd.”

Tashmë nënë e dy fëmijëve të vegjël, dëshmia e Alvarez do të depozitohet zyrtarisht nga organizata joqeveritare Fondacioni për Paqe.

Por ndërsa pretendimet e saj janë qartësisht shumë serioze, duket se Alvarez nuk ka asnjë interes për të nisur procedura të mëtejshme ligjore pas paraqitjes së saj në Ministrinë e Drejtësisë së Argjentinës.

“E arrita qëllimin tim: të them atë që më ndodhi, të parandaloj që kjo të mos ndodhë me të tjerët, ose të paktën që vajzat e tjera të ndjejnë forcën, guximin për të folur”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic Sport