Me largimin e konfirmuar të Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United vazhdon të kërkojë një trajner të ri.
Ndër emrat e ndryshëm të përmendur tashmë, Manchester Evening News raporton një që po sugjerohet fuqishëm në drejtimin e “Djajve të Kuq”, shkruan GazetaBlic Sport.
Lopetegui është emri i ri që po përkrahet jashtëzakonisht shumë nga Jorge Mendes.
Ish-trajneri i FC Porto (midis 2014 dhe 2015), Lopetegui iu bashkua Sevillas në vitin 2019. Që atëherë ai ka fituar një Europa League dhe është me ekipin në vendin e tretë në La Liga.
/GazetaBlic Sport/


