Sporti

Lukaku pritet të jetë i gatshëm për Juventusin

11/22/2021 20:56
nga:E K

Sulmuesi belg i Chelseat, Romelu Lukaku, mund të rikthehet këtë të martë, në ndeshjen e Grupit H të Champions League, kundër Juventusit.

Belgu nuk ka luajtur më që nga dëmtimi i kyçit të këmbës, më 2 nëntor, në ndeshjen kundër Malmos, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku ka shënuar 11 gola këtë sezon dhe trajneri i tij Thomas Tuchel ka thënë se lojtari duket se po ecën mirë, por nuk është i sigurt nëse do të luajë.

Ndeshja mes Chelseat dhe Juventusit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/