Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vizitoi sot kryetarin e zgjedhur të po kësaj partie në komunë e Prizrenit.
Krasniqi tha se shkoi për të uruar kryetarin e këtij qyteti dhe se sipas tij, qytetarët e Prizrenit, me votimin e Totajt për kryetar i dhanë fund keqqeverisjes 4-vjeçare të VV’së që kishte për kryetar Mytaher Haskukën.
Memli Krasniqi ndër të tjera e quajti Prizrenin “kryeqytetin tonë historik e kulturor”.
“Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, tha Krasniqi.
“Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare”, shtoi ai.