Sporti

Maguire i del në mbrojtje Solskjaerit: Ai pagoi çmimin për gabimet tona

11/22/2021 19:08
nga:E K

Maguire i doli në mbrojtje ish trajnerit të United, Ole Gunnar Solskjaer.

Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ ishte vetëkritik ndaj paraqitjeve të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne e dimë që nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Rezultatet nuk u shfaqën dhe ishte Ole [Solskjaer] ai që pagoi çmimin, por ne duhet të marrim një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Gjërat nuk po shkojnë mirë në aspektin individual dhe kolektiv dhe kur është kështu, vërehet në rezultate”, tha ai.

Kujtojmë se Manchester United zë vendin e parë në Grupin F me shtatë pikë, po aq sa Villarreal, i dyti.

/GazetaBlic Sport/