Pedri ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Mesfushori i ri i Barcelonës, i cili së fundmi fitoi çmimin “Djaloshi i Artë” është i preferuar nga shumë trajner të skuadrave të njohura, shkruan GazetaBlic Sport.
“Diario AS” raporton se Bayern Munich është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për spanjollin.
Pedri sapo nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2026, me klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë euro.
Por, situata financiare ndikon që mund të humbasin disa nga lojtarët kryesorë, por katalunasit nuk do pranojnë asnjë ofertë për spanjollin.
/GazetaBlic Sport/


