Në muajt e fundit, Liverpool është përpjekur të bindë Salah që të rinovojë kontratën e tij me klubin, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2023.
Negociatat kanë qenë të komplikuara, me lojtarin egjiptian që kërkon një pagë më të lartë sesa klubi anglez është i gatshëm për të ofruar, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, egjiptiani është përgjigjur me gola dhe paraqitje të mira, në 16 paraqitje këtë sezon. Ecuria e formës së Salah i ka vënë zyrtarët e Liverpoolit nën presion më të madh pasi klubi nuk është i gatshëm të humbasë yllin e tij sulmues.
Sipas “Goal“, alarmet e klubit anglez vazhdojnë të bien në lidhje me raste të tjera. Përveç Salahut, Manes i përfundon kontrata në qershor të 2023 dhe lojtari senegalez ende nuk ka pranuar të ulet në tavolinë për të folur për zgjatjen e kontratës.
Ashtu si Salah, Sadio Mane është një tjetër nga emrat më të shquar në skuadrën e Klopp, dhe Liverpool tani është nën presion për të bërë një përpjekje të dyfishtë nëse dëshiron të mbajë dy yjet e ekipit në Anfield për vitet në vijim.
Mane ka tashmë nëntë gola në 16 ndeshje këtë sezon, duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për dinamikën sulmuese të skuadrës.
/GazetaBlic Sport/


